///
Krijimi i Grupit të Punës

Pjesëmarrës: 

Z. Ali Jashari – Rektor i Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë

Znj. Erinda Papa – Zv/Rektore për anën mësimore 

Znj. Majlinda Bello – Zv/Rektore për Kurrikulat dhe Kërkimin Shkencor 

Znj. Enslemvera Zake – Kryetare e Bordit të Administrimit 

Z. Artur Prifti – Drejtor i Kurrikulave Garantimit të Standardeve dhe Kërkimit Shkencor

Z. Robert Dumi – Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare AKKSHI

Znj. Erinda Malaj – Financiere, AKKSHI

Z. Julian Zaimi – Specialist në Sektorin e Marrëdhënieve Shumëpalëshe, AKKSHI 

Znj. Etleva Mullaj – Drejtuese Projekti, EPD

Z. Stilian Doraci – Menaxher financiar, EPD 

 

Qëllimi: Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit dhe krijimi i Grupit të Punës 

Rëndësia: Krijimi i Grupit të Punës 

 

Diskutim: 

Znj. Mullaj hapi takimin duke vënë fokusin në zgjedhjen e anëtarëve të Grupit të Punës. Ajo propozoi diskutimin e draft Marrëveshjes së Mirëkuptimit përmes korrespondencës zyrtare me përfaqësues të Universitetit të Bitola-s. Sipas tyre, nënshkrimi i marrëveshjes mund të ndodhë në Ohër brenda muajit Qershor. Kjo e fundit i hap rrugë zyrtarisht ngritjes së Qendrave të Inovacionit. 

Z. Jashari ishte i mendimit se marrëveshja mund të qarkullojë si draft edhe në institucionet mbështetëse apo palë të treta. Znj. Papa, nga ana  saj, tha se marrëveshja duhet ti dërgohet fillimisht Bashkisë Korçë. Nisur nga nenet 6 dhe 8 të Ligjit për Arsimin e Lartë, ata mund të gjykojnë aspektet ligjore dhe sinergjitë bazuar në rregulloren e brendshme të universiteteve. 

Znj. Zake informoi se takimet me Grupin e Punë mund të drejtohen nga përfaqësues të universitetit. 

 

E ardhmja e Qendrave të Inovacionit 

Një nga aspektet kyc të takimit ishte e ardhmja dhe mirëfunksionimi i Qendrave të Inovacionit. Znj. Mullaj citoi: 

  • Zhvillim idesh inovative 
  • Shkëmbim përvojash mes palëve të treta
  • Përthithjen e ideve kreative nga të rinjtë 
  • Politikat strategjike në nivel lokal 
  • Trajnim mbi mënyrën e përthithjes së fondeve 
  • Brainstorm 

 

U propozuan gjithashtu disa prej detyrave të Grupit të Punës: 

  • Trajnim stafi 
  • Evidentim i ideve inovative 
  • Kontakt me përfaqëses të bashkisë/njësive administrative 
  • Përfaqësues të Këshillit të Qarkut 
  • Dhoma e Tregtisë
  • Agjencitë e zhvillimit rajonal 
  • Klubet rinorë 

Për më tepër, palët u dakordësuan për zgjedhjen e dy pjesëtarëve për cdo qendër inovacioni. Kandidatët e përzgjedhur do të trajnohen paraprakisht nga Oficeri i Inovacionit, në të dy vendet dhe në të njëjtën kohë. Një nga kandidatët do të punojë me kohë të plotë, ndërsa tjetri me kohë të pjesshme. Vlen për tu theksuar se asnjëri prej tyre nuk duhet të jetë njëkohësisht pjesë e stafit akademik. 

Aspekte strategjike 

Znj. Papa tha bashkëpunimi me bashkitë do të sillte jo vetëm rezultate të frytshme por edhe sinergji me projekte të tjera të BE. Nga ana e saj, Znj. Mullaj mbështeti fuqimisht duke përmendur disa prej aspekteve strategjike: 

  • Aplikimi i risive teknologjike 
  • Mini grantet 
  • Praktika në inovacion 
  • Shembuj biznesi 
  • Ditë informuese 
  • Ide të reja 

Z. Dumi mbështeti aspektet e sipërpërmendura. Ai i mëshoi faktit se inovacioni në vetvete është një fjalë me një mori kuptimesh. Inovacion ka në cdo fushë. Këtu ai konkretizoi me shembullin e hartave dixhitale të përdorura në disa vende të botës. Këto harta mbartin informacion të detajuar në dobi të zhvillimit të turizmit dhe zhvillimit rajonal. 

Ky aspekt u mbështet edhe nga Znj. Mullaj e cila përmendi idetë inovative dhe rrjetëzimin rajonal si faktor kyc në zbatimin e projektit. Z. Jashari garantoi se Qendra e Inovacionit do të prioritet institucional edhe në pesë vitet e ardhshme. 

Në fund, palët ranë dakord në krijimin e planit strategjik si edhe:

  • Nënshkrimi i Marrëveshjes se Mirëkuptimit 
  • Rregullat e prokurimit në renovimin e Qendrës së Inovacionit 
  • Krijimin e website të projektit 
  • Rekomandimet e ekspertëve