///
Përmbledhje e Aktiviteteve Promovuese

  • Posted on: 28 June 2019
  • By: admin

Datat: 

I. 25 Prill 2019 

II. 26 Prill 2019 

III. 3 Maj 2019

IV. 27 Maj 2019 

V. 20 Qershor 2019 

 

Hyrje

Në kuadër të ‘Thirrjes për mini grante’, pjesë e Projektit “Inovacioni dhe eko-sistemi në rajonin ndërkufitar”, u zhvilluan gjithsej pesë sesione informimi në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” Korçë. 

Pjesëmarrësit në aktivitet u ndanë në grupe të vogla me qëllim shpërndarjen e saktë të informacionit. 

Studentë, të sapo diplomuar dhe të tjerë syresh të interesuar iu bë e ditur paraprakisht nëpërmjet faqes zyrtare të universitetit, dhe faqes së Qendrës së Inovacionit në Facebook.

 

Interesi dhe rregullat e aplikimit 

Përgjithësisht pati një pjesëmarrje të kënaqshme. Pjesëmarrësit u ftuan të shkëmbenin ide mini projektesh në fushën e inovacionit. Shumë prej tyre ishin të interesuar mbi zhvillimin e linjave pilot të projekteve/propozimeve si dhe përqendrimin se si mund ngrenë një SVM. 

Grupet e interesit u ftuan të përgatisnin propozimet e tyre me tema si: rinia, inovacioni dhe sipërmarrjet e vogla. Nga ana tjetër, studentët e shkencave ekonomike dhe ekzakte shprehën interes të lartë në shkrimin e projekt propozimeve si dhe aplikime në mënyrën e të bërit biznes, informatikë e kërkim shkencor. Një prej tyre prezantoi krijimin e një aplikacioni për telefonë inteligjentë, si një shembull konkret i inovacionit. Shumë studentë nga Fakulteti i Shkencave Humane, Fakulteti i Shkencave të Natyrës e të tjerë nga qarku i Korçës shprehën interes për paketën e mini granteve. Përfaqësuesit e universitetit ishin të gatshëm të detajonin këto aspekte:

  • Ide inovative
  • Kush mund të aplikojë 
  • Fondet e lejuar 
  • Procesi i vlerësimit 
  • Shpenzimet e lejuara dhe të palejuara
  • Rregulla dhe udhëzime 
  • Si të aplikojmë 

 

Ndikimi dhe mundësitë 

Thirrja e minigranteve synon drejtpeshimin e zhvillimit rajonal, vecanërisht për banorët e qarkut Korçë. Kjo i bën të rinjtë më të afërt nëpërmjet bashkëpunimit dhe inkurajon zhvillimin e ideve të reja të bërit biznes, përmes transferimit të teknologjive. 

Ky lloj zhvillimi mund të frenojë sadopak fenomenin e ‘migrimit të trurit’. 

Qendrat e Inovacionit do të jenë një ‘vend grumbullim’ jo vetëm për të rinj kurajozë e plot ide, por edhe për ata që janë të aftë ti zhvillojnë ato. 

Investimi në inovacion është faktor kyc në zhvillimin e vendit. 

Lejueshmëria rajonale 

Thirrja në fjalë është e pranueshme për aplikantë vetëm nga qarku i Korçës. Në këtë qark përfshihen Bashkia Korçë, Pogradec, Maliq, Pustec, Devoll dhe Kolonjë. 

Njoftimi 

Thirrja u bë publike më 15 Prill 2019 në dy gjuhe: anglisht dhe shqip në faqen zyrtare të projektit: www.innov8cbc.com, UniKO dhe faqen e Facebook Qendra e Inovacionit – INNOV8.

Afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve është data 30 Qershor 2019, ora 16:00.